Status quo!

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 13:28 | Nga Mufail Limani

Dejtoni?
Na kujtohet?
Bindje dominante ishte se cfaredo levizje ishte shembje apokaliptike e gjithçkaje.

Shume nga “aktivistet” e asaj kohe thurnin poema politike per mencurine strategjike te mosberjes asgje.

Frika quhej Arsye.

Rinia te mos cuditet pse ne rrefimin politik te te 90-tave mungon pershkallezimi; si ndodhi qe nga pacifizmi disi vegjetues ndodhi kapercimi ne nje kundervenie disi vetevrasese, per te cilen rezultati ne thelb nuk ishte qenesor?

Akoma me taze, si ra 14 shkurti pas 17 shkurtit?
Arsyeja quhej Frikë.

Çfarë mesuam nga ajo pervoje?
Asgje?

Jemi kthyer te Durimi.
Aty jemi serish qe nga viti 2008.
Shohim se “azganët” nuk mund te bejne me shume se “qyqet”, sepse Kosova vetë eshte po ajo – me situaten e saj “të ndërlikuar”.

Besoni ose jo por edhe ne vitin 1995 kishte politikane qe pohonin, ndoshta me ma shume pasion se keta sot, se ne tashme jemi shtet dhe se “shteti nuk ka brina”!

Mund te thuhet, vetem psikiatria dhe letersia mund te kishin cfare te thoshnin ndojsend te mencur si replike.

Ndersa gazetaret prej atehere jane soj i dyshimte qe s’ kuptojne “realitetin”, pra qe nuk kuptojne se kur u duhet qe te rrejne per arsye patriotike.
Dhe, edhe atehere, sikur edhe tash, ka plot, nese jo edhe shumica, qe lajmerohen per ta bere ate sakrifice sublime!

Çfarë dua të them?
Status quo nuk eshte vetiu gje e keqe.
Eshte gjithesesi “pritja e nje momenti”.
Por a s’ eshte nocion me kreativ “krijimi i momentit”?

Dhe, kur do te vendosim te mos rrejme veten e te tjeret se gjerat behen pa bere asgje, pa vendosur e ndermarre asgje, sepse kemi vendosur me konsensus e me “kontrate sociale” qe bota eshte e rrafshte, ndonese prape kthehemi aty ku ishim?

Të ngjashme