Twitter trilogjia, aksionarët dhe Elon Musk!

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 16:35 | Nga Arsim Ajeti

Njëri ndër sektorët më atraktiv për invetsuesit padyshim që mbetet Teknologjia ku rrjetet sociale konsiderohen si aset i vlefshëm për investim!

Ne fakt kam shkruar për këtë temë për një kohë të gjatë, por ka shumë zhvillime me Twitter-in, dhe Elon Musk, saqë e gjithë marrëveshja, një ditë do të konsiderohet si një nga ngjarjet më të diskutueshme nga prespektiva e tregut të aksioneve, dhe jo vetëm!

Por, t’ja fillojmë nga gjeneza, kur Twitteri prezantoi statistika që fare nuk përputheshin me realitetin, duke insistuar se ka më pak, ose rreth 5% të totalit të llogarive të saj mund të konsiderohen ‘bots’ apo ‘spam’

Konsulenca kërkimore ‘Cyara’ erdhi me një raport hulumtues të detajizuar me të dhëna dhe statistika adekuate, ku na dha një pamje krejtësisht ndryshe, duke treguar se mbi 14% e llogarive janë të dyshuara të jenë ‘bot’ ose fallco dhe aty gjithçka filloi mes Elonit dhe Twitter-it.

Fill më pas,

Aksionet e Twitter-it shenuan rënie rreth 7% (34.30 dollarë), dhe si rrejdhojë nga kjo edhe akcionet ku Eloni është CEO,  Tesla pra,spësuan rënie, si reagim ndaj asaj që, Elon do duhej të shes një pjesë të aksioneve Tesla, për ta financuar blerjen, e ‘cmendur’, të Twitter-it siq u vlerësua nga shumë ekspert tregu dhe analistë, për shkak te cmimit final ishte 44 miliard dollar apo * 54.20$ për aksion të Twitterit 

Por le ti kthehemi pak historis dhe fakteve, dhe të rishikojmë se si kanë rrjedhur blerjet tjera në mënyrë kronologjike:

  • 2006: Google marrëveshje me YouTube, dhe çmimi final ishte, besoni apo jo vetëm 1.6 miliardë dollar
  • 2012: Facebook marrëveshje me Instagram-in, për një çmim prej vetëm 1 miliard dollarësh ( ku do të ishte Facebook sot pa Instagram?)
  • 2016: Microsoft marrëveshje me LinkedIn për 26 miliardë dollarë dhe duke shtuar dhe së fundmi Gjigandin e lojrave elektronike ‘ Activision” Microsoft, transformohet nga një kompani softuerike, në një konglomerat të vërtetë teknologjik

Ndërsa Eloni dhe tentim-blerja e Twitterit për mbi 44 miliardë dollar, si ta vlerësojm këtë!?

Bazuar në atë që gjigantët tjerë të teknologjisë paguan për blerjet e tyre, lë pak hapësirë për të argumentuar, se Eloni ka vepruar me një plan biznesi të studiar mirë, mbi vlerën e tregut dhe rolin qe ka Twitteri si platform sociale

E fundit por jo për nga rëndësia,

Bordi i Twitter-it, ca muaj më parë, me lajmin se z. Musk po planifikon blerjen e Twitter-it, kishte rezistuar fuqishëm, duke pretenduar madje se do të zbatonte të ashtuquajturën “pilulën helmuese” (për tu mbrojtur me të gjitha mjetet, blerjen nga Musk), ndërsa sot argumenton krejtësisht të kundërtën,dhe janë të gatshëm të padisin z, Musk nëse ai nuk procedon me planin e tij për blerjen e Twitter-it ?

Ndërsa disa muaj më parë Bordi bënte qmos, vetëm që po kjo marrëveshje mos të arrihej, kjo nuk do komentim shtesë, sepse nuk paraqet një koherencë logjike!

Sikur të mos na mjaftonte kjo, atëherë ja lajmi tjetër,

Musk, vetëm disa orë më parë përmes tweet-eve të fundit, pohon me padurim të ekspozojë ‘botët’ tanimë përmes procesit ligjor, që do të inicohet nga Twitter-it, mbi bazën se z. Musk po largohet nga marrëveshja, (ajo kundër të cilës Twitter-i luftoi ashpër, disa muaj më pare!)

Padyshim, kjo do bëhet njëra ndër ngjarjet më të çuditshme në botën e Investitorëve dhe rrjeteve sociale, dhe pikërisht në mes të krizës globale, inflacionit dhe luftës të së cilës nuk po i shihet fundi, dhe mbase mund të konkludojmë, se bota definitivisht nuk është ajo e njejta, të cilën e njihnim, nga para-pandemia.

(Autori është konsulent dhe themelues i portalit thejournalbiz.com)

Të ngjashme