Organizohet Darka e Lamës në Lipjan, kryetari Ahmeti: Kjo traditë me vlerë do të vazhdojë duke promovuar prodhimet tona

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 18:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, komuna e Lipjanit pas inaugurimit të palestrës së sporteve, ka organizuar edhe darken e nëntorit, siç njihet ne gjuhën popullore Darka e Lamës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Imri Ahmeti, tha se Darka e Lamës është një prej traditave që promovon kulturat bujqësore të vendit e që sipas tij e rëndësishme është jashtëzakonisht me vlerë që kjo traditë të vazhdojë.

Ai tha se Darka e Lamës do të jetë një traditë e cila do të vazhdoj çdo 28 nëntor në këtë komunë.

“Pa dyshim që është një prej traditave tona që ka për qëllim promovimin e kulturave tona bujqësore. Në fakt darka Lamës është e njohur si diçka që e ka filluar edhe presidenti Rugova, ne nuk e kemi pasur në Lipjan por tani e tutje për 28 vazhdimisht do të jetë tradicionale që do të ekspozohen prodhimet vendore. Është jashtëzakonisht me vlerë që ti promovojmë edhe punën e dorës të grave të nenave, vajzave tonë që kane të bëjnë në lidhje me ushqimin”, tha ai.

Sa i përket inaugurimit të Palestrës Sportive, Ahmeti tha se me këtë kanë zgjidhur një prej problemeve me akute të kësaj komune.

Ai tha se kjo palestër e cila i plotëson të gjitha kushtet për sporte të ndryshme, ka kushtuar mbi 1 milion e 700 mijë euro.

“Në fakt është një prej investimeve më të domosdoshme për Lipjanin, sepse në nuk kemi pasur një palestër që ka plotësuar kriteret për gara të ndryshme sportive. Kjo palestër tani i plotëson gjithë standardet e nevojshme. Është diku rreth 1 milion e 750 mijë euro, ka 1 mijë e 100 ulëse ka hapësira edhe të tjera që ne vijim do ti shtohen ulëset. Mendoj që kemi zgjidhur një prej problemeve me akute të Lipjanit për sportdashësit. Edhe pozicioni gjeografik është jashtëzakonisht i mirë, e kemi zgjidhur një problem të mirë”, tha ai për EO.

Të ngjashme