Organizoi lojëra të fatit brenda lokalit, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dje një person në Fshatin Velekinicë të Gjilanit pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Gjatë kontrrollës së policisë në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker.

Në tavolinën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë.

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme