Osimhen drejt Liverpoolit

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Victor Osimhen pritet të jetë transferimi i madh i Liverpoolit verën tjetër. “Daily Mail” ka raportuar të martën se Liverpooli ka marrëveshje në parim me agjentin e nigerianit, duke parakaluar Chelsean dhe Arsenalin në garën për Osimhenit.

Mësohet se shkaku i Liverpoolit, Osimhen ka refuzuar së fundmi edhe rinovimin e kontratës me Napolin, duke ia bërë me dije kampionit të Italisë se do të largohet në fund të sezonit.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 100 milionë euro.

24-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë, ku ka realizuar 6 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ekip që iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.

Të ngjashme