Osmani: Asnjëherë nuk e kam mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për dialogun

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ajo gjatë një konference me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë, të enjten, ka thënë se do të ketë takime në Bashkimin Evropian për detajet e kësaj iniciative.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane”.  

“Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.

Të mërkurën, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pranuar ekzistencën e një plani franko-gjerman.

Ai nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen, por ka shtuar se qëllimi është intensifikimi i dialogut. 

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/osmani-ne-luften-kunder-bandave-ne-veri-presim-mbeshtetje-nga-be-ja-dhe-shba-ja/

Të ngjashme