Osmani në Shoqatën Evropiane të Financave flet për rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të hënën është takuar me të rinj nga e gjithë bota në Shoqatën Evropiane të Financave që po mbahet në Gjermani.

Nëpëermjet një postimi në platformën X, e njohur si Twitter deri më sot, Osmani ka thënë se në këtë takim është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Një diskutim tërheqës këtë mëngjes me të rinj nga e gjithë bota në EFA2023! Biseduam për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë dhe përpjekjet tona sot si një demokraci e lulëzuar e përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme