Osmani: Regjimi kriminal serb kreu krime makabër në Kosovë, e nevojshme sjellja e autorëve para drejtësisë

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës.

Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, tha Osmani.

 “Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja.

Të ngjashme