OVL reagon pas vrasjes së veteranit në Krushë të Vogël

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:40 | Nga

Organizata e Veteranëve të Luftës ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbrardhjen e vrasjes së veteranit Milit Shehu.

Nga OVL kanë deklaruar se vrasja e bashkëluftëtarit të tyre ishte një lajm i dhimbshëm dhe se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

43-vjeçari Milit Shehu është gjetur i vrarë në afërsi të marketit dhe restorantit “Getoari”, ku edhe punonte si roje, në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Shehu, i cili ishte veteran i luftës, është vrarë gjatë orarit të punës nga gjashtë të shtëna në gjoks, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

OVL gjithashtu ka bërë të ditur se viktima kishte humbur katër vëllezër dhe prindin në masakrën e Krushës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme