Pacolli: Dështuan të gjithë, AKR meriton udhëheqjen e Kosovës

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 19:31 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shënuar 10-vjetorin e themelimit dhe legjitimimit të saj si parti politike. Në manifestimin që u mbajt në Hotel Emerald, përveç anëtarësisë së gjerë të AKR-së, morën pjesë edhe personalitete nga jeta politike dhe kulturore.

Presidenti i kësaj partie, Begjet Pacolli, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se janë mbledhur në 10-vjetorin e themelimit për ta rikujtuar së bashku rrugëtimin, të cilin e vlerësoi me shumë pengesa, por të suksesshëm.

“Gjatë kësaj rruge kemi kaluar nëpër shtigje dhe pengesa të shumta, por kryesorja është që duke besuar fuqishëm, për asnjë qast nuk kemi humbur shpresat. Ne nuk ndalemi do të vazhdojmë para”, tha i pari i AKR-së.

Duke folur për angazhimin e strukturave si në institucionet lokale, ashtu edhe në ato qendrore, Pacolli tha se ndjehen krenarë, pasi që për gjatë gjithë këtyre vjetëve të veprimit politik, asnjë zyrtar i AKR-së nuk akuzohet për ndonjë vepër, si korrupsion, apo mashtrim të qytetarit të Kosovës.

Duke folur për gjendjen aktuale politike në vend, Pacolli ka thënë se të gjithë tashmë kanë dështuar dhe se ka ardhur koha që AKR-ja të udhëheqë me shtetin.

“Kemi vepruar me sinqeritet dhe do të veprojme gjithmonë. Jemi të hapur dhe në shërbim të shtetit dhe qytetarit. Ne nuk do të flasim, por do të veprojmë. Të gjithë kanë dështuar. Ne e meritojmë udhëheqjen e Kosovës”, ka theksuar Pacolli.

Me këtë rast, janë ndarë dhe Mirënjohje për ata që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në Aleancën Kosova e Re.

Në këtë manifestimin merrnin pjesë dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e zyrtarë të partive opozitare, por jo dhe nga pozita.

pacolli2 pacolli1

Të ngjashme