Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij, njofton Klan Kosova.
Pacolli përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë që ende përmendet emri i Rugovës dhe ndjehet mungesa e tij.
“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian”.
“Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli.