Pacolli: Kemi biseduar me deputetët e VV-së për demarkacionin, i kemi votat

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 11:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se seanca për demarkacionin është shtyrë për pak dhe nuk e di nëse do të vazhdojë derisa zyrtarët e BE-së të jenë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Pacolli ka thënë se kanë biseduar me deputetët e Lëvizjes Vetëendosje për votimin e demarkacionit.

“Seanca u shty për pak, sot sigurisht do të ketë debat. E kemi një delegacion nga Brukseli, nuk e di se a do të vazhdojë senanca sa është delegacioni këtu. Unë e di që sot ose më vonë demarkacioni të kalojë. Nëse kalon demarkacioni une e di që kosovarët do të vazhdojnë pa viza.

Me deputetët e VV-së kemi biseduar për kauzën tonë që kosovarët do të udhëtojnë pa viza  deri në fund të vitit. Unë nuk kisha thënë qe nuk janë votat, votat janë. Do ta votojnë dhe do të gjinden votat, është një nismë e mirë dhe do të votohet”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme