Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka propozuar një tjetër lloj pastrimi në Kosovë, sot kur ka nisur aksioni gjithëpërfshirës i heqjes së mbeturinave.
Ajo ka thënë se së pari Kosova duhet të pastrojë institucionet nga njerëzit që i bëjnë dëm.
“Shumë nismë e mirë kjo ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ por mirë do të ishte t’ia fillojmë për së mbari ashtu siç e do rendi. Po, ta pastrojmë Kosovën së pari nga ata që po na bëjnë dëm më shumë se mbeturinat. Të fillojmë nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe të vazhdojmë tutje. Thuaj PO pastrimit të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Pacolli.