Pacolli: Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 17:19 | Nga

Labinot Tahiri nuk do të largohet nga AKR.

Kështu ka thënë kryetari i këtij subjekti, Behgjet Pacolli, që ka theksuar se deputeti Tahiri nuk do të largohet që aty.

“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, përkundër thashethemeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!”, ka shkruar Pacolli në Pacebook.

Një largim i Tahirit nga AKR është përmendur shpesh. Madje edhe ai vet në një moment ka deklaruar se do ta lë këtë subjekt politik për t’u bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por diçka e tillë nuk do të ndodhë nga ajo që ka thënë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme