Pacolli me ministrat e AKR-së: Na presin sfida të mëdha!

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 20:51 | Nga

Zëvendëskryeministri i Parë i vendit, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re, ku pjesë e kabinetit të saj është ai dhe zyrtarë të tjerë të AKR-së.

Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli me një mesazh të shoqëruar me një fotografi të pjesëtarëve të subjektit të tij partiak, ka uruar për Qeverinë e re, duke shtuar se Kosovën e presin sfida të mëdha.

”Kosova zgjodhi qeverinë e re. Urime! Sfida të mëdha na presin. Së bashku dhe me përkushtim për Zhvillim Ekonomik, punësim dhe perspektivë për Kosovën Evropiane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme