Prishtinë, 25 janar 2019 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë, duke e vlerësuar si hap të guximshëm, që i kontribon të ardhmes së të dyja vendeve dhe gjithë rajonit.
“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të Kryeministrit, Alexios Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.