Pacolli: Mosratifikimi i demarkacionit e shfuqizimi i Speciales “fatale” për Kosovën

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 10:46 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme tha mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të jetë “fatale” për politikën e jashtme të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Situata është alarmante për dy probleme, demarkacioni dhe Gjykata Speciale. Rekomandimet qe vijnë janë që të mos i bëhet Kosovës një traumë sepse ka pas shumë trauma në të kaluarën dhe një traumë të tillë do të ishte fatale për Kosovën”.

“Më është thënë se duhet të ndalen këto iniciativa sa i përket Gjykatës Speciale, këto iniciativa janë fatale për Kosovën. Çdo ditë e më tepër ka një izolim të heshtur për Kosovën”.

Pacolli: Serbia ka ndarë 300 milionë euro për lobim kundër Kosovës

Por sipas tij, edhe Serbia është duke e sfiduar politikën e jashtme të Kosovës, sidomos integrimin Kosovës drejt integrimit, anëtarësimit në organizata të ndryshme dhe çështjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Aq larg ka shkuar sa po bën lobim të madh edhe tek shtetet që e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të tërheqin njohjen”, tha Pacolli.

Ai tha se sipas informatave që ka Serbia ka ndarë rreth 300 milionë buxhet dhe kanë angazhuar një grup prej 20 personash, ekspertë të politikës së jashtme që të vizitojnë shtete të ndryshme në botë dhe të lobojnë kundër Kosovës.

Pacolli tha se do t’i kthejnë 22 përfaqësues diplomatikë apo konsuj pasi, sipas tij, nuk duhet të kenë më shumë se një mandat atje.

Të ngjashme