Pacolli për Bujar Nishanin: Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Paolli ka reaguar pas vdekjes së ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.

Pacolli ka thënë se e ka pasur Nishanin mik shumë të afërt, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme