Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se homologu i tij serb, Ivica Daçiq, e shfrytëzon emrin e tij për të krijuar lajme.
Ai ka thënë se Daçiq ka gënjyer se vëllezërit e tij merren me të dhe aq më tepër ka gënjyer se e ka kërcënuar me vrasje.
“Daçiç funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtrën e kanë zot, atdhe e fe. Duke më përmendur emrin tim ai tenton të krijojë lajme për vetveten. E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim. Rasti i gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton, është rrenë. Daçiq nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi”.
“Rast tjetër është që unë i paskam bërë kërcënim me vrasje. Është gënjeshtër e një paranojaku”, ka shkruar Pacolli në Facebook.