Kandidati për kryetar te komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, shpalosi programin për një Prishtinë ndryshe. Pacolli theksoi se në Prishtinë duhet të punojmë dhe të ndryshojmë Prishtinën, raporton Ekonomia Online.
“Prishtina është e atyre që veprojnë që punojnë, ta ndërtojmë Prishtinën të cilën ë synojmë për fëmijët tanë. këtu do shpalos një vizion për Prishtinën, si ne e shohim Prishtinën, çka synojmë në Prishtinë”.
Hallet e qytetarëve nuk zgjidhen pa implementimin e projekteve, tha Pacolli.
“Ky është vizionin atyre që duan ta ndërtojnë Prishtinën, nuk ehte vizioni i atyre politikave që kanë fjalë të shumët dhe fjalë boshe, ju biznesmen duhet të ju tregoni politikanëve që kjo implentohet me punë, kur kryhet mandati 4 vjeçar jam i gatshëm ti dorëzojë çelësat e Prishtinës”.
Në projektin e prezantuar përmes videos u shpalos projekti “Prishtina më ndryshe”.
“Pjesën e lagjes Mat në afërsi të pallatit të drejtësisë, 42 hektarë që i përshtatët kushteve të qytetarëve, ku do ndërtohet kampusi universitar me 220 mijë metra katror, për çdo student 2 metra katror për 100 mije studentë, konvikte moderne e mbi 10 mijë studentëve, çmimi i projektit 143 milionë euro, ky projekt do të financohet pa e prekur buxhetin e komunës së Prishtinës”.
“Qendra multi-kulturore pa mure”- synon provimin e vlerave kulturore me të cilat Prishtina dhe qytetarët e saj shquhen, do të përfshije bibliotekën kombëtare dhe objektin e besimit ortodoks ku do ndërlidhet edhe katedralja, në këtë qendër do të ndërtohet objektin i kultit mysliman, do të bëhet parking nëntokësorë për 6000 mije makina qe zgjedh problemin e trafikut në kryeqytet, hyrat e tij janë 50 mijë euro, buxheti i komunës pasurohet 7,2 milionë në vit”.
“Në rajonin e Bernicës ndërtimi i stadiumit te ri të Prishtinës, përfshin akademinë e sportit me hapësirën përreth me parqe, hoteleri etj, do ndërtohet me burime vetanake të komunës që gjenerohen nga sektori publiko-privat kosto 60 milionë euro”.