Pacolli: Prishtinës i duhet një menaxher ta pastrojë nga mbeturinat

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 11:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, ka vizituar lagjen “Dardania”, ku ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me gjendjen në këtë lagje.

Pacolli theksoi se njëra ndër problemet e kësaj lagje janë ujërat e zeza që përfshijnë rrugën në të cilën kalojnë fëmijët për të vijuar mësimin në shkollën e kësaj lagjeje.

Ai tha në se qeverisjen e tij nuk do të ketë vend për njerëzit papunëtorë, raporton Ekonomia Online.

“Nxënësit që kalojnë këtu marrin epidemi prej kësaj papastërtie. Po ashtu edhe tymi që lirohet nga makinat i cili bllokon ajrin, mbi kalimi në pjesën mbi kurriz ende nuk është përfunduar, ketë njerëz që nuk i përfundojnë punët në mandatin tim nuk do lejohen”, tha ai.

Gjatë gjithë vizitës nën “Kurriz” në lagjen Dardania, Pacolli mbajti të vendosur maskën për shkak të kundërmimit të madh. “Politikanët nuk e ndjejnë kundërmimin në qytetin tonë. Prandaj, Prishtinës i duhet një menaxher për ta pastruar kryeqytetin nga mbeturinat”, u shpreh ai.

Gjatë vizitës në këtë lagje ai u takua dhe me aktorin Çun Lajçin, nga i cili mori përkrahje nëse angazhohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve të “Dardanisë”.

Lajçi u shpreh se dëshira e tij e vetme është të zgjidhet Pacolli kryetar i Komunës. “Ai e ka krijuar pasurinë e tij me djersë dhe kështu mund të bëjë edhe diçka për ne”, tha Lajçi.

Image may contain: 3 people

Image may contain: 1 person, walking, standing, shoes and outdoor

Image may contain: 5 people, outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing, shoes and outdoor

Të ngjashme