Pacolli: Samiti i Interpolit konfirmon, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit u konfirmuar si pikë e rendit të ditës votimi i Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një fillim i mbarë dhe se lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës ndërsa ka shtuar se votimi do të ndodh të martën.

“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, shkruan Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme