Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka uruar miratimin e emërimit të Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Miratimi i emërimit të Sekretarit të shtetit Amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan është një lajm i mirë dhe i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën. Pres me padurim, që me Sekretarin e ri amerikan të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën qoftë në konsolidimin e shtetit brenda ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.