Pacolli zbulon emrat e ministrave të tij

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 18:38 | Nga

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar emrat e katër ministrave që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës, e cila nesër pret të marrë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli, i cili ka folur për Koha.net, ka konfirmuar se ai vetë do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të Parë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme; për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme ka propozuar Flamur Sefajn; për ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitajn; dhe Valdrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

AKR-ja e Behgjet Pacolit u bë pjesë e PAN-it, fillimisht me kushtin që asaj t’i takonin 5 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë, por iu desh të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë për të cilën insistonte që ta mbante Lista Serbe. Presionit të saj iu dorëzuar PANA, derisa nesër pritet votimi në Kuvend i Qeverisë Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur për në orën 16:00.

Të ngjashme