Padia për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, sot përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Sot do të jetë përballja e parë e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.

Përballja ishte planifikuar që më 25 mars, por për shkak të infektimit me coronavirus të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u shty dhe kreu i qeverisë kërkoi të zhvillohej sot në orën 10:00, pa praninë e publikut.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa Ministër i Jashtëm me dekret ishte vetë Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderëve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Të ngjashme