Pakësohen shqiptarët në Kombëtaren e Zvicrës, starton vetëm Xhaka

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ishim mësuar që për Zvicrën të startonin edhe gjashtë shqiptarë, por tanimë kjo nuk po ndodh

Në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve që Zvicra e zhvillon kundër Ukrainës në Kievë në formacionin kryesor ka startuar vetëm mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.

Xhaka, i cili edhe zyrtarisht u emërua si kapiten i Zvicrës pas pensionimit të Lichsteiner, është shqiptari i vetëm që ka startuar sonte kundër Ukrainës.

Zvicra është në Ligën A të Kombeve derisa vitin e kaluar ishte fituese e kësaj gare dhe kishte luajtur në finale të Play Offit ku Portugalia e kishte fituar Ligën e Kombeve.

Të ngjashme