Pakoja e tretë ekonomike në Serbi, Vuçiq ndan nga 100 euro për serbët e Kosovës

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Serbe do të miratojë rregulloren e re për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga pandemia.


Rregullorja e re do të shkojë në Kuvend javën e ardhshme, dhe shuma më e madhe që është planifikuar si mbështetje për qytetarët është 200 euro.

Me këtë rregullore parashihen ndihma edhe për serbët e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, ata do të marrin ndihmë financiare prej 100 eurosh.

Nga 28 prill deri me 15 maj do të filloj aplikimi i qytetarëve në portalin e thesarit të shtetit.

Të ngjashme