Pakoja Fiskale II dhe krijimi i agjencisë së të hyrave, objektiva të MF-së

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 11:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Viti 2016 u përmbyll me një rritje të të hyrave prej 9.5%. Ndërsa gjatë vitit 2017 parashihet një rritje ekonomike më shumë se 4 për qind. Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media në të cilën prezantoi planet dhe objektivat e Ministrisë së Financave për vitin 2017.

Sa i përket Objektivave për vitin 2017, ministri  i Financave Avdullah Hoti bëri të ditur se ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Financave për vitin 2017 janë  Pakoja fiskale 2.0 , Krijimi i Agjencisë së Tatimeve dhe Doganës së Kosovës, Implementimi i programit Stand-By me FMN, Disiplina fiskale, si dhe objektivat e tjera specifike që përfshijnë sektorët më të rëndësishëm të Ministrisë së Financave siç janë Dogana, ATK, Njësia për Inteligjencë Financiare të Kosovës, Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik, si dhe reforma të tjera.

“Objektivat për vitin 2017 janë të shumta ato që do i përmend janë, Pakoja e Re Fiskale për të cilën jemi duke diskutuar edhe me odat ekonomike, me klubet e ndryshme të prodhuesve dhe bizneseve vendore. Përpara se këtë ligj ta dërgojmë në qeveri po konsultohemi me të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj pakoje. Pikë tjetër është edhe krijimi i agjencisë së të hyrave nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja. Këto do të jenë dy mbledhës të TVSH-së e cila bëhet nga këto dy administrata”, tha Hoti.

“Të hyrat janë rritur me 9.5% krahasuar me 2015. Të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja janë rritur me 12% dhe kanë arritur në 1,438 mil euro, që është 154 mil euro më shumë se më 2015. Të hyrat nga Dogana janë rritur me 10.5% (100 mil më shumë). Të hyrat nga ATK-ja janë rritur me 16.1% (54 mil më shumë). Të hyrat vetanake kanë qenë për 3.6% më të ulëta se në vitin paraprak, në veçanti tek komunat. Të hyrat tjera jo-tatimore kanë qenë: taksa koncesioneve nga Aeroporti një rritje prej 17.6%, tantiema nga shfrytëzimi i resurseve natyrore një rritje për 2.8%, dividenta nga PTK nuk është inkasuar asgjë”, shtoi Ministri Hoti.

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve ai bëri të ditur se “Shpenzimet kanë shënuar rritje prej 6.9% krahasuar me vitin paraprak dhe kanë arritur në 1,682 mil euro, apo 108 mil euro më shumë se vitin paraprak. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e subvencioneve dhe transfereve dhe shpenzimeve kapitale. Shpenzimet janë ekzekutuar me normë prej 96.4% krahasuar me shpenzimet e planifikuara.

I pyetur për emërimin e drejtorit të doganës, institucion ky që tash e disa muaj ka ushtrues detyre të kësaj pozite, Hoti tha se emërimi i drejtorit do të bëhet në bazë të memorandumit që kanë bërë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

“Emërimi i këtij drejtori do të bëhet për herë të parë nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit, kjo ka ndodhur për herë të parë. Mirëpo, edhe Ambasada Britanike është pjesë e kësaj procedure e cila ko monitoruar nga fillimi. Ka qenë aty në kohën e aplikimeve, shqyrtimeve të procedurave administrative. Për herë të parë një drejtor i doganës nuk emërohet nga ministria e financave sepse tashmë ekziston një memorandum mes Kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli”, ka thënë Hoti.

Hoti gjithashtu ka thënë se dividenta e PTK-së nuk është inkasuar. I pyetur se përgjegjësi ligjore kush duhet të jep për mos dhënien e dividendës, Hoti tha se kjo është përgjegjësi ligjore e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Duhet të dimë që përgjegjësit ligjore janë të ndara. Në ministrinë e Financave në përgatisim projeksionet buxhetore për vitin 2015, 2016 kemi përfituar 23 milionë ka qenë dividenda e parashikuar që duhet paguar për qeverinë e vendit mandej me rishikim të buxhetit e kemi zbritur në 15 milionë por nuk është paguar asgjë nga PTK. Unë besoj që ministri i zhvillimit Ekonomik në takimin e ardhshëm të komisionit të ministrave që i mbikëqyrin ndërmarrjet publike duhet të raportoj sepse duhet të kryejë këtë obligim ligjor sepse shteti i Kosovës është aksionar”, ka thënë Hoti.

Hoti në fund tha se gjatë këtij viti Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 100 milionë euro dhe kështu është shënuar si mbledhësi kryesor i të hyrave të buxhetit të Kosovës.

avdullah hoti4avdullah hoti216106500_1673826239299412_2020669029_o

Të ngjashme