Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë për deputet, ka vizituar sot artistët e Suharekës dhe Rahovecit në kuadër të edicionit të 18-të Festari 2019.
Ai thotë se do të jetë përkrahë rinisë në të gjithë Kosovën.
Shkrimi i plotë i Lekajt:
Sot vizituam kolonitë e artistëve të Suharekës dhe Rahovecit, organizatorë të Festari 2019.
Ky edicion i 18-të me karakter ndërkombëtar, vë në pah talentët e rinj, të cilët meritojnë mbështetje institucionale.
Unë jam këtu përkrah rinisë, kulturës e sportit, në mbarë Kosovën.
Përgëzime Suharekë!