Pamela Anderson viziton Assange në burg: Duhet t’i shpëtojmë jetën

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

E padrejtë dhe johumane. Kështu artistja Pamela Anderson, ish ylli i Baywatch, e ka quajtur trajtimin e drejtësisë britanike ndaj Julian Assange, pasi e ka vizituar aktivistin australian, themeluesin e Wikileaks, në burgun e sigurisë së lartë të Belmarsh, në të cilin ndodhet pas arrestimit, bërë i mundur muajin e kaluar nga ana e Ekuadorit, pas azilit 7 vjet më parë në ambasadën në Londër.

Artistja, e cila është një mbështetëse e flaktë e Assange, me të cilin është në një lidhje të ngushtë personale, i ka kërkuar mes lotëve ndihmë opinionit publik.

’Do të jetë një luftë e gjatë’, kundër ekstradimit në SHBA dhe ‘ai’-ka thënë ajo- ka nevojë për mbështetjen tonë. Ka sakrifikuar shumë për të na treguar të vërtetën, tani ne duhet t’i shpëtojmë jetën, kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë’, ka thënë Anderson.

Të ngjashme