Ekonomia Online
FUNDIT

Pamje nga nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

Pamje nga nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

Në pushimoren përballë sallës së sportit në Zubin Potok tashmë ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Izmir Zeqirit, kryetarit shqiptar të Zubin Potokut. Siç raportojnë mediat lokale të Zubin Potokut, iniciatorët e këtij peticioni, janë të kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve. Të interesuarit sipas mediave atje, kanë mbërritur në orën 9 […]

Në pushimoren përballë sallës së sportit në Zubin Potok tashmë ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Izmir Zeqirit, kryetarit shqiptar të Zubin Potokut.

Siç raportojnë mediat lokale të Zubin Potokut, iniciatorët e këtij peticioni, janë të kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve.

Të interesuarit sipas mediave atje, kanë mbërritur në orën 9 të mëngjesit të sotëm me ish-kryetarin Srgjan Vuloviq dhe zyrtarë të tjerë të komunës.

Peticioni do të nënshkruhet edhe për dy ditë të tjera.

Media ka sjellë edhe pamje nga vendi ku po nënshkruhet peticioni.

Të ngjashme