PAN-AKR kërkojnë që seanca konstituive të mbahet të enjten

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 21:58 | Nga

Krerët e koalicionit PAN dhe AKR kanë zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij, me ç’rast është diskutuar për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Koalicioni PAN-AKR, përmes një njoftimi ka kërkuar nga nga deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Duke shprehur konsideratat tona më të larta për ju si deputeti më i vjetër dhe njëkohësisht, kryesues i Kuvendit të Kosovës, dëshirojmë të ju informojmë:

Në emër të koalicionit PAN-AKR, dhe komuniteteve të tjera jo shumicë, të përfaqësuara në kuvendin e Kosovës, është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

Andaj, kërkojmë nga ju që nesër (07.09.2017), duke filluar nga ora 10:00, të thërrisni vazhdimin e seancës konstituive”, thuhet në njoftimin që e përcjell Arbresh.info.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme