Partia Demokratike në koalicion më partitë e tjera kanë fituar dukshëm vota në Drenicë.
Komuna e Drenasit dhe e Skenderajit që njihen si bastione të PDK-së, kanë votuar me përqindje të lartë të votave për PAN-in
Në komuna e Drenasit sipas të dhënave të KQZ-së prin koalicioni PAN me mbi 11 mijë votues apo 77 për qind. Pas mbetet vetëvendosje e cila në këto zgjedhje ka fituar në këtë komunë mbi 1 mijë vota apo 13 për qind.
Ndërsa, në Skenderaj, poashtu përqindja e votuesve për koalicionin PAN është e madhe.
I ashtuquajturi “Krahu i luftës” në këtë komunë ka fituar mbi 13 mijë vota apo me përqindje 84%. Ndërsa pas mbetet Lëvizja Vetëvendosje me mbi1 mijë votues (1.085)apo 6 për qind.
Në bazë të dhënave preliminare të KQZ-së, koalicioni PAN ka mbi 200 mijë vota apo 35.18%. Vetëvendosje, 147 mijë apo 25% LDK/AKR mbi 145 mijë vota apo 25.53%.