Pandemia sfidon gratë, Berisha: Shtatzënat kërcënohen me shkëputje të kontratave të punës

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 08:03 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gratë kosovare përveç pandemisë këtë vit janë përcjellë edhe me një sërë problematikash. Ekonomia Online ka biseduar me Adelina Berishën nga Rrjeti i Grave të Kosovës e cila ka treguar se sfidë për gratë gjatë pandemisë ka qenë shkëputja e kontratës së punës, ku sipas saj shtatzënat madje kanë marrë edhe kërcënime.

“Kemi pasur raste kur grave u janë shkëputur kontratat e punës dhe ato janë ballafaquar edhe me një problem shtesë. E dimë që ky problem ndoshta i ka prekur edhe burrat mirëpo marrë parasysh që gratë  e përbëjnë shumë pak përqindjen e forcës punëtore kjo edhe më shumë e ka dëmtuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Këto janë disa problemeve që janë ballafaquar gratë gjatë pandemisë por fatkeqësisht ato ballafaqohen edhe në periudha të tjera, thuajse gjatë tërë jetën”

“Kemi pasur informata se janë kërcënuar gratë shtatzëna për shkëputje të kontratave të punës. Kemi pasur raste kur ne si rrjet i kemi ndihmuar këto gra, i kemi njoftuar për të drejtat e tyre, kanë biseduar më punëdhënësit ku në disa raste ata e kanë tërhequr vendimin për shkëputje të kontratës, kurse rastet e tjera janë ende në proces e sipër. Ne jemi duke bashkëpunuar me organizatat e tjera të cilat ofrojnë shërbime ligjore në kuadër të projektit kundër diskriminimit që e kemi në Kosovë dhe jemi duke i asistuar gratë në këtë aspekt që me i ndihmuar që në rast se ato kërcënohen për shkëputje ato t’i dinë të drejtat e tyre dhe mos të këtë shkelje ndaj tyre” është shprehur ajo.

Poashtu Berisha ka thënë se gjatë këtyre muajve sidomos gjatë karantinës ka pasur mbi 30 për qind rritje të rasteve të dhunës ndaj grave.

“Gratë kosovare përveç pandemisë si problem gjeneral më të cilin janë ballafaquar secili qytetar i Kosovës, gjatë kësaj periudhe fatkeqësisht kemi pasur rritje të numrit të raportimeve të rasteve të dhunës në familje sidomos veçanërisht gjatë kohës së karantinës. Prej të dhënave zyrtare jemi njoftuar se mbi 30 për qind është rritur numri i raportimeve të përjetimeve të dhunës në familje nga qytetarët në institucioneve vendore” është shprehur ajo.

Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e saj që burrat kosovarë  akoma po ua ndalojnë grave që t’i realizojnë të drejtat e tyre.

“Duhet ta çmojmë rolin e njëri tjetrit në shoqëri sepse të gjithë jemi të barabartë. Ndërsa gratë nuk kanë çfarë të bëjnë veçse të vazhdojnë jetën dhe me i jetuar të drejtat e tyre në plotëni. Mirëpo nuk është problemi te gratë, por të burrat që po ua ndalojnë këtë liri dhe këtë plotni që ato t’i realizojnë të drejtat e tyre. Gratë t’i përkrahim e t’u japim hapësirën që ato me dëshmu e tregu vetën” ka përfunduar Berisha.

Të ngjashme