Pandershmëri mediale

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetet sociale e pashë një storie që kishte realizuar gazetarja kontraverse Hanmi Jeta Xharra.Ju kishte bashkuar ushtarëve të facebook-ut që këto ditë janë pjesë e lufte speciale kibernetike përmes rrjeteve sociale për të goditur sa më shumë personelin shëndetësor dhe luftën e tyre heroike anticovid  që po e bëjnë mbrojtje/shërim të pacienteve.
Unë po të reagoj nga Reparti i infektives, (pacient në dhomën nr 3, ku ke gënjyer se ka familjar), i prekur me COVID, pikërisht ku ju e keni keqpërdorur situatën dhe standardet e vendosura, për të bërë një dezinformim të tillë Hanëm Xharra.

Kam pritur se do të dalë ndonjë media elektronike a po e shkruar dhe të prezantoj punën heroike të stafit mjekësor të doktorëve, infermierëve por edhe mirëmbajtësve teknik të të gjitha niveleve, për ta lehtësuar zbatimin e protokollit terapeutik të trajtimit të pacientëve të infektuar me covid që lëngojnë edhe nga një mori sëmundjesh tjera njëkohësisht.Kam pritur se një media do të vij dhe të pasqyroj nevojat logjistike që iu duhen ti vënë në dispozicion në një nivel më të lartë se aktualisht i kanë, për të lehtësuar punën e mjekëve dhe stafit mbështetës si dhe vet pacientëve.

Por, jo, se ju hanëm Xharra, nuk e keni mision mirësinë ndaj pacientëve, familjareve të tyre e qytetarëve, por tendencën e realizimit të luftës speciale që në forma të ndryshme po zhvillohet ndaj Kosovës në të gjitha fushat e mundshme jo vetëm ne shëndetësi edhe ashtu të dobët siç e kemi, por edhe në arsim, ekonomi, zhvillim, bujqësi, infrastrukturë dhe planifikim hapësinor, ambient e kudo.Kjo nga akter të të gjitha kategorive të brendshme dhe të jashtme nga të rinjë e qytetarë të manipuluar pa vetëdije deri te kategoris gazetarëve si ju që çdo gjë e bëni me program e me plan.Jeni vënë keq në shërbim të qarqeve armiqësore antishqiptare e kosovare prej brenda Kosovës nëpër Serbi e deri në Rusi e Kinë. Ju jeni argatët e tyre me këto tendenca dhe do të duhej të ishit subjekt hetimi i inteligjencës apo njësive të mbrojtjes kibernetike.

Ju hanëm Xharra, pandeminë si dukuri në Kosovë e keni parë vetëm nga ekranet. Nuk keni raportuar për situatën pandemike asnjëherë.Këtë e paskeni bërë për të prodhuar lajm sepse nuk keni më me se ta mbushni programin tuaj të agjensionit Sllavoballkanik BIRN dhe ndonjë televizioni të dështuar që ju japë hapësire televizive. Apo, ju raportoni nga nivelet e kurtuazisë ministrore dhe keni marr fjalë të kualifikuara dhe tendencioze me konotacion politik në këto nivele.

Por, pse nuk provuat të lëshoheni në nivel operativ e teknik të shërbimit shëndetësor në reparte.Pse nuk provuat të flisni me pacientë e me staf punëtoresh mjekësor e teknik këtu në repart.Ju menduat se keni bërë shpikje të madhe duke shkelur rregullat e standardet e vendosura nga stafi i brendshëm i shërbimit shëndetësor në klinikë dhe që respektohen nga pacientët e qytetarët, thjeshtë vetëm pse na është thënë.Ne të gjithëve na është thënë se nuk bën të kalojmë nëpër ambientet e brendshme të spitalit për shkaqet që po dihen.

Ne e respektuam këtë standard. Edhe qytetarët në hyrje e kuptojnë se ekziston ky standard, sepse me të hyrë në repart e vërejnë se nuk ka qarkullim as lëvizje në ato ambiente dhe nuk futen.Po ashtu, qytetaret kanë kulturë dhe nëse kanë nevojë të kontaktojnë pacientet e afërm të tyre, komunikojnë sëpari dhe e dine saktë se nga ç’drejtim t’iu qasen sa për t’u informuar.Pra, ju keqpërdoret një hapësirë dhe një rregull të vendosur që zbatohet heshtimisht nga të gjithë mjekët, stafi i infermierëve dhe ai i mirëmbajtjes por dhe më strikt nga ne pacientët.Askush nuk krijon qasje në ato ambiente. Ndaj dhe ju i keni gjetur zbrazëta dhe keni qarkulluar pa vërejtur për veç nga kamerat e sigurisë, nga askush.Në ambiente të tilla ku ka një rregull të heshtur në mënyrën siç keni hyrë ju, veprojnë vetëm qeniet që udhëhiqen nga instikti!Prej jush dhe çdo medie në Kosove është e ndershme dhe do të prisja një reportazh për heronjtë e repartit të infektivës.Po, hanëm Xharra, nëse ka heronj ka në këtë repart.

Asnjëri s’mund të ndahet nga tjetri, të gjithë funksionojnë si një sistem që nga kryeheroi i tyre Dr. Sali Ahmeti, drejtoresha Linda Berisha dhe deri te mjeku i fundit edhe specializanti/ja më i ri apo e re; që nga kryeinfermierja Gjejrane Shala deri të infermieri/ja e fundit i/e punësuar enkas për këtë sakrificë humane.Mos harro se janë dhe kontingjenti prej afër  70 vullnetarëve në çdo repart ku trajtohen të infektuarit me Covid. Nuk i pyete se sa paguhet, apo me keq a paguhen fare. Se a përfituan nga pakoja mbështetëse e qeverisë për ta. E pra përkundër kësaj, punën e bëjnë me shumë përkushtim, përgjegjësi dhe duke u përballë me shkallë të lartë rrezikshmërie që të infektohen vet dhe ta bartin virusin nëpër familjet e tyre, ( të tilla raste ka tashme që është dashur të kthehen nga staf në pacient).Punëtorët e mirëmbajtjes teknike, të ngrohjes, ujit të ngrohtë për pastrim, ndriçimit, punëtorëve të pastrimit dhe higjienës që mundohen ta mbajnë çdo gjë, çdo ditë, disa herë në ditë të pastër.Pra, këtu ka hapësirë për të bërë shumë tema heronjsh dhe sakrificash heroike, sepse puna e secilit është heroizëm.

COVID ESHTE SINONIM I VDEKJES

Ju nuk e ndjeni mrekullinë kur doktorët e nxjerrin njeriun nga vdekja dhe kthejnë në jetë.Pse nuk i pyete ata pacientë, që i keqpërdore tek i filmoje fshehtas (jam në dhomën fqinjë me të), se përse dhe si ju rrinë edhe familjaret afër në situatën e rëndë që kanë. A e dini se në perceptimin agonik të tyre ata infeksionin me Covid e kanë si sinonim të vdekjes dhe nga paranoja duan ta kenë një familjarë 24/7 afër që vdekja mos t’i gjej të vetmuar.Pikërisht të moshuarin që ke filmuar ti, ka këtë problem perceptim se përndryshe falë Zotit dhe stafit mjekësor që ju po mundoheni ta devalvoni për punën e tyre heroike, është në përmirësim, por të pesë fëmijët e tij duhet me turne të rrinë me të, 24h.Ti pyesje dhe atë vetëm një pyetje, kush është heroi juaj?.

Një përgjigje kanë të gjithë. Zoti e ka jetën e vdekjen në dorë, por doktorët janë shpëtimtaret, në gojën e çdo pacienti e ke të mësuar përmendësh emrin e Dr. Sali Ahmetit.
Po, ju i keni parë familjarët në afërsi. Kjo është një taktizim i menqur për t’iu demantuar pikërisht sojin e propagandës tuaj mediale dhe kibernetike nëpër rrjetet sociale, që gjoja pacientët po lihen të vdesin në mungesë të oksigjenit, siç po propagohet rrejshëm për Spitalin e Gjakovës apo edhe më keq se gjoja Klinika infektive po i vret pacientët. Unë jamë pacient në dhomën tre dhe e përjetova këtë udhëzim nga një dashamirës mjeran, “…mire koke mos rri deri në fund të terapisë, se sa po bahen mirë po ua fusin kaj barë e mbrenda nate po thonë vdiç…

“Kjo është rezultati i kontigjentit tuaj “ushtarë të facebook-ut.Ndaj është mirë që edhe familjarët po janë afër me pacientët si deshmitarë kur sherohen apo kur sia dalin dot.Vetëm kështu demantoheni ju.Por, ju jeni rast për hetime nga njesitë e krimeve kibernetike.Kur mi tha një mjeran dashamirës këto konspiracione të errëta mendjen e kisha tek stafi mjeksor, teknik, mbështetës e mirëmbajtës, te Dr. Sali Ahmeti që në çdo kohë, kur ka orar pune, edhe kur i takon pak pushim, e ke aty  edhe në mes të natës edhe rreth mëngjesit, me tërë ekipin e tij të heronjve dhe heroinave.Pse nuk pyetet, se sa infermierë e shpërndajnë terapinë nëpër dhoma të pacientëve. Sikur të kishte nga një infermierë për dhomë do ta kishin ma të lehtë mbikëqyrjen dhe përkujdesin më të lehtë shumë dhe më shumë komoditet për vete dhe për pacientët.Por, janë vetëm dy infermiere që shpërndajnë terapinë dhe një që administron dosjet e protokollit të terapisë sipas pacienteve. Ky është kontingjenti që e bëjnë shpërndarjen në tërë repartin për të gjithë pacientët.

Besoj mund ta imagjinoni se çfarë kategorie pacientësh jemi  këtu. Të shqetësuar nga sëmundja, të traumatizuar nga ju, që nuk i përmbahemi asnjë rregulli gjatë marrjes së terapisë, me kërkesa e ankesa specifike dhe të gjitha këto i përballon stafi duke na u buzëqeshur dhe trajtuar me kujdes.Shpesh i pyes disa mjek të rinj e infermierë nëse kanë kaluar ato/ata Covid-in?!Po më thonë, kështu e kemi marr nga pacientët dhe  duke i trajtuar pacientët e kemi kaluar edhe vet.Po a rrezikoni t’ua bartni familjes?Po, thonë por së pari dezinfektohemi këtu, pastaj edhe në shtëpi ndërrojmë rrobat dhe dezinfektohemi edhe atje pas çdo orari pune, se po rrezikojmë t’ua bartim edhe familjeve tona në shtëpi.

Por, që do kjo është puna jonë. Për paga nuk i pyes se e di se vullnetaret paguhen nga  Banka botërore dhe mbase e marrin shpërblimin nga Qeveria prej 150 eurosh. Deri me tani nuk janë paguar nga asnjë burim.Pra këto janë akte të heroizmit në përkufizimin filozofik,  kur vë në rrezik jetën tënde dhe të familjes tënde për të shpëtuar e ndihmuar në shërim, tjetrin.Vërtetë këta janë punësuar dhe jetojnë nga kjo punë por edhe janë heronj të punës së vet.

Pra trajtojeni hanëm Xharra,  këtë temë në nivele kurtuazie politike, se përse nuk rritet numri i stafit dhe të kemi komoditetin që një infermierë/e të përcjelle një dhomë me dy pacientë, e jo dy infermier  të gjithë pacientët e repartit. Kjo doemos sjelle stres e rrezik.Pyet sa është paga për ta,  sa është pagesa mjekut dhe stafit tjetër mbështetës.Apo këso emisione shantazhuese ju vlejnë për të goditur ndoj ministër a drejtor prokurimi që të mund të interferoni për ndonjë tender furnizimi me oksigjen apo çkado material mjëksorë në këto rrethana pandemie, ku të gjithë e me theks ju biznesmediat po vraponi të përfitoni mbi fatkeqësinë e qytetarëve dhe të vet shëndetësisë në nivele operative dhe teknike.

Pse nuk u brengose ta zëmë për emërimin e drejtorëve e shefave, sekserët e Klodit të Spitalit amerikan, në repartin që me shumë sakrifica u krijua i fundit nga profesionist të shquar që erdhën të përkushtohen në QKU, siç është ai i kirurgjisë kardiovaskulare, që për herë të parë e konsolidoj  Kosova dhe tani po vrapojnë sekserët, që ta shkatërrojnë se ua ka ndale pacientët me këtë edhe përfitimet në trajtime private.Pse nuk të brengosi qendra emergjencës në ndërtim,  ku janë derdhë miliona euro dhe ende kemi veç mure.Shuma që përflitet se u investua, do të ishte bërë një qendër moderne me e forta në rajon.

Pse këtu nuk bëni tema hanëm Xhara apo keni ndonjë konflikt interesi, se helbete njerëz jemi.Pse nuk e ngritni si çështje se furnizimi me oksigjen në repartet tona dhe krejt QKU, duhet të jetë i centralizuar , e jo të furnizohen  me bombola oksigjeni, të cilat duan prokurim të veçant, kosto dyfish, pasiguri, nevojë për ti testuar e mirëmbajte 24h, etj.Pse nuk të interesoj se si është investuar në repartin e Kirurgjisë së përgjithshme dhe të shihni dyert e dhomave për hospitalizim të pacientëve se si hapen nga jashtë dhe godasin personat e rastit në korridore.

Ka edhe me qindra përse tema që do të mund ti hapnit dhe të kontribuoni në ngritjen e nivelit të shërbimit shëndetësor e jo në rrënimin e tij.Nuk zbehet puna e tyre me një kalërim tëndin histeriko, patetiko patriotik nëpër korridore e ballkone të spitaleve.Ndalu e reflekto për diçka më njerëzore.Pra mos u mundoni ta zbehni punën heroike të doktorëve te repartit të infektives , me çështje të logjistikes dhe tema të niveleve kurtuazie ministrore e menaxheriale.Këtu është niveli operativ taktik dhe teknik, pra këtu veprojnë heronjtë.

EJA  E BËJE NDNONJË HOSTORI PËR HERONJ DHE HEROIZMA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme