Në stërvitjen e sotme te Napoli, ka pasur momente frike për Elseid Hysajn. Shkodrani pësoi një goditje në kokë, dhe ishte për disa minuta nën vëzhgimin e mjekëve.
Hysaj më pas u largua me një qese akulli në kokë, teksa te Napoli i kishte kapluar ankthi.
Gjithsesi, ishin vetë mjekët e klubit napolitan që dhanë sigurinë se ky dëmtim nuk ishte asgjë serioze dhe Hysaj pritet ta kalojë shumë shpejt.