Papa Françesku ka arritur në Myanmar në vizitën e parë papale në vend që këtë vit është akuzuar gjerësisht për spastrim etnik.
Fokusi ka gjasa të jetë nëse ai përdor termin “Rohingya” për të përshkruar pakicën muslimane të vendit.
Zyrtarët e Myanmar e hedhin poshtë me forcë këtë term, duke ngritur shqetësime se mund të shkaktojë një dhunë të mundshme nëse ai përdor një gjë të tillë.
Ai në agjendën e tij ka të planifikuar të takojë udhëheqësin de facto të Myanmarit Aung San Suu Kyi dhe kreun e ushtrisë së vendit.
Papa pastaj do të vizitojë Bangladeshin dhe do të takohet me një grup të vogël refugjatësh Rohingya atje me një gjest simbolik.
Papa 80-vjeçar është bërë i njohur për pikëpamjet e tij të moderuara dhe gatishmërinë për të denoncuar padrejtësitë globale.