Papa Françesku viziton Rumaninë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku do të fillojë vizitën e tij tre-ditore në Rumani, ndërsa vazhdon përpjekjet për të forcuar lidhjet midis të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve në Evropën Lindore.

Udhëtimi i në Rumaninë me shumicë ortodokse, që fillon më 31 maj, pason vizitën e Papës në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut më parë gjatë këtij muaji.

Sipas statistikave të Qeverisë rumune, katolikët përbëjnë rreth 5 përqind të popullsisë prej 20 milionë banorësh.

Papa Gjon Pali II udhëtoi në Rumani në vitin 1999, pjesë e një përpjekjeje të Vatikanit për të përmirësuar lidhjet me Kishën Ortodokse botërore.

Papa Françesku më 1 qershor do të vizitojë rajonin Szekelyfold, zonë kjo që është shtëpia e rreth 600,000 hungarezëve etnikë dhe vizita e tij është mirëpritur nga shumë banorë si një njohje e identitetit të tyre të veçantë.

Papa tha se shpreson që vizita e tij do të forcojë lidhjet ndërmjet komuniteteve ortodokse dhe katolike në Rumani.

“Unë do të shkoj në Rumani si një pelegrin, së bashku me vëllezërit tanë të Kishës Ortodokse Rumune dhe me besimtarët katolikë. Lutuni për mua,” shkroi Papa në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme