Papa Françesku ka bërë ndryshime në mënyrën se si Kisha Katolike i trajton rastet e abuzimeve seksuale të të miturve, duke shfuqizuar rregullin e “sekretit papnor”.
Masa e re e heq obligimin e heshtjes ndaj atyre që raportojnë abuzimin ose thonë se kanë qenë viktima.
Udhëheqësit e kishës kanë kërkuar heqjen e rregullit në një samit që është mbajtur në muajin shkurt në Vatikan.
“Informacioni në rastet e abuzimit ende duhet të trajtohet me siguri, integritet dhe konfidencialitet”, tha Papa.
Ai i udhëzoi zyrtarët e Vatikanit që të zbatojnë ligjet civile dhe të ndihmojnë autoritetet gjyqësore civile në hetimin e çështjeve të tilla.
Kisha në gjithë botën është goditur nga mijëra raportime për abuzime seksuale nga priftërinjtë dhe akuzat për fshehjen e tyre nga klerikët.