Para ndeshjes ndaj Realit, Pep Guardiola ka një kërkesë për tifozët e Cityt

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka kërkuar përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Man City do të mirëpres Real Madridin në ‘Etihad’ nesër, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të garës më prestigjioze në futboll, Ligës së Kampionëve.

Duke parë formën e dy skuadrave të cilat janë liderë në ligat përkatëse pritet të zhvillohet një super ndeshje.

Trajneri i ‘Citizens’ ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në këtë takim.

“I kërkoj tifozëve tanë të marrin një tren, makinë apo autobus për të qenë me ne.

Ne kemi nevojë për ata.”, ishin fjalët e Pep, përcjell lajmi.net.

Kjo përballje në mes dy gjigantëve evropian zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e dytë luhet më 4 maj në orar të njëjtë.

Të ngjashme