Të shtunën, më 22 gusht , në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Nuk parashihet të ketë reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s, ndërsa në disa zona mund të ketë përforcime të përkohshme.
Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin kërkesën e kulturave për ujë dhe humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.
Indeksi UV: I lartë . Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, sidomos gjatë mesditës.
E DIEL – 23 GUSHT 2026
Të dielën, më 23 gusht, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me të shtunën.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike:
Kushtet do të jenë më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës do të mbetet ngarkesa termike e shtuar.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat dhe mungesa e reshjeve do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka, prandaj rekomandohet monitorimi i nevojave për ujitje.
Indeksi UV: I lartë . Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor gjatë orëve me intensitet më të lartë.