Partia Ekologjike mirëpret vendimin e Shpend Ahmetit

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 16:59 | Nga

Partia ekologjike e Kosovës e mirëpret dhe përshëndet Vendimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të produkteve piroteknike, nga qytetarët dhe subjektet të tjera për periudhën prej 30.12.2016 gjer më 03.01.2017.

“Kërkojmë që ky vendim të respektohet nga qytetarët dhe subjektet të tjera, që nënkupton përdorimi edhe shitjen e tyre në rrugë dhe shitore, të ndryshme, qofshin ato të vogla apo supermarkete të mëdha. Aktualisht nuk mund të gjesh markete ku nuk janë ekspozuar produktet piroteknike, që paraqesin rrezik permanent, jo vetëm ekologjik por edhe të përmasave të gjera të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Partisë Ekologjike.

“Partia Ekologjike e Kosovës, jo vetëm kësaj radhe, por secilin vit ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante të vendit që të ndërmarrin masa adekuate për kontroll të produkteve piroteknike që nga importimi, deponimi, shitja dhe përdorimi i tyre. Për të qenë korrekt, viteve të fundit ka tendencë përmirësimi , që nga importit , përdorimi, por pa dyshim se ka akoma hapësirë për përmirësimin e kësaj gjendje, aspak, të sjelljeve të qytetërimit të mirëfilltë. Mbesim me shpresë dhe jem thellë të bindur se ky vendim dhe apel i Kryetarit do të respektohet, duke u përmbajtur nga përdorimin e mjeteve piroteknike, për periudhe e lartcekur”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme