Pas aksionit në veri, Thaçi mbledh strukturat e sigurisë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit është plagosur një polic i Kosovës.

Të ngjashme