Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic raportohet se kishin një konfrontim në dhomat e zhveshjes pas barazimit 1-1 të Interit me Slavia Pragën.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Lukaku akuzoi pas lojës shokët e tij të Interit se nuk treguan trimëri të mjaftueshme kundër Slavisë.
Kjo nuk është pritur mirë nga kroati Brozovic, i cili e shihte atë si një sulm indirekt dhe nuk pajtohej me kritikën e sulmuesit belg.
Gazeta thekson se lufta e fjalëve nuk u shndërrua në përleshje, por ky zbulimi vjen vetëm dy ditë para derbit me Milanin.
Megjithë barazimin e tyre në Ligën e Kampionëve, Interi ka një rekord 100 për qind pas tre ndeshjeve të para në Serie A dhe kryeson tabelën me nëntë pikë.