Pas “Bye Bye”, Dafina Dhe Tayna kanë gati edhe këngën tjetër bashkë

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Dafina dhe Tayna po vijnë me një këngë tjetër bashkë, pas hitit ‘Bye Bye’.

Bashkëpunimi i tyre ka bërë bujë shmë të madhe në muzikë shqiptare, duke u dëgjuar e komentuar shumë.

Dafina Zeqiri dhe Tayna, menjëherë pas realizimit të ‘Bye Bye’, kanë përfunduar edhe këngën e radhës që do të sjellin bashkë, raporton Express.

Vajzat kanë punuar edhe për videoklipin dhe kënga do të publikohet shumë shpejt, kjo këngë do të jetë edhe më ritmike se e para.

“Bye Bye” ka rikthyer bashkëpunimet mes vajzave në skenën tonë muzikore dhe është përkrahur shumë nga fansat e muzikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme