Komandanti i Policisë në Zubin Potok së bashku me vëllanë e tij largohen nga IPK-ja pas intervistimit

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 11:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Komandanti i Policisë në Zubin Potok bashkë me vëllanë e tij janë larguar nga Inspektorati Policor ku po intervistoheshin, raporton Ekonomia Online.

Ata së bashku me shumë zyrtarë të tjerë u arrestuan sot në veri të Kosovës në një aksion policor lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Deri më tani janë nga IPK janë larguar 7 të arrestuar.

Pas intervistimit, tre nga të arrestuarit në veri largohen nga Inspektorati Policor

Edhe dy të arrestuar tjerë të veri  të cilët po intervistoheshin në Inspektoratin Policor janë larguar nga aty, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga ta kishte të veshur uniformë policore.

Të arrestuarit e tjerë janë duke u larguar nga hyrja e pasme e IPK-së.

Pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit largohet nga Inspektorati Policor

Të arrestuarit në veri të Mitrovicës gjatë një aksioni policor për krim të organizuar janë duke u intervistuar në Inspektoratin Policor, raporton Ekonomia Online.

Para pak minutave njëri nga zyrtarët policor të arrestuar është larguar nga Inspektorati Policor pas intervistimit.

Të ngjashme