Pas lajmeve për arrestimin e burrit, reagon Arta Bajrami

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ka tash e sa ditë që në disa media online është lakuar emri i bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.

U tha se është në mbajtje nga policia, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet këngëtarja e shumë hiteve të zhanrit R&B në skenën vendore të muzikës.

Të dielën, Arta e revoltuar reagoi me një shkrim në InstaStory, duke ia bërë të qartë një mediumi të përmendur me emër, që ajo e ka bashkëshortin në shtëpi.

“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot. Atë fotografi e keni marrë nga storjet e mia ku fansat e mi më bëjnë ‘tag’ personi që më ka bërë ‘tag’ duke dëgjuar këngën time ishte në Londër dhe do e ripostoj prapë që ta shihni do ju padis për këtë e shohim pastaj”, ka shkruar Bajrami-Sekiraqa në InstaStory.

Të ngjashme