Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Mitrovicë, pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sot do të zyrtarizojë një tjetër koalicion.
AKR sot në orën 17:00 do të nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dega në Mitrovicë.
“Njoftohen të gjithë gazetaret se sot ne ora 17:00 në ambientin e Komunës së Mitrovicës, do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes AKR dega në Mitrovicë dhe Vetëvendosjes dega po ashtu ne Mitrovicë,kjo marrëveshje pritet të jetë e qëndrueshme deri në qeverisjen komunale në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media.