Pas rënies së rasteve pozitive, IKSHPK-ja ripërsërit rekomandimet

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas konstatimit për normalizim të rasteve me koroanvirus në Kosovë dhe rënies së rasteve pozitive e qetësimit të vatrave epidemike, ka përsëritur rekomandimet.

Rekomandimet e IKSHPK-së për punëtorët shëndetësorë në Kosovë dhe të infektuarit me koronavirus janë:

  • Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;
  • Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;
  • Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;
  • Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK; .

Të ngjashme