Pas “presidentit të Çamërisë”, edhe një shqiptar i vdekur në Holandë

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Trupi i një njeriu u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Mediat holandeze raportojnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë.

Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh,

Të ngjashme